Edhe njerëzit më të shëndetshëm mund ta kenë të vështirë të ndjekin një regjim ushtrimesh. Ndërsa ata që vuajn nga dhimbja e kyçeve, artriti apo sëmundje të tjera, lëvizja e trupit mund të jetë gjëja e fundit që dëshirojnë të bëjnë. Por stërvitja e rregullt jo vetëm që ndihmon në ruajtjen e funksionit të artikulacioneve, por gjithashtu lehtëson ngurtësinë dhe redukton dhimbjen dhe lodhjen.
Nëse keni artrit, duhet të siguroheni që rutina juaj e ushtrimeve të ketë këto synime:
- Gama më e mirë e lëvizjes (lëvizshmëri dhe fleksibilitet i kyçeve). Për të rritur gamën tuaj të lëvizjes, mund të kryheni ushtrime fleksibiliteti sic janë ushtrimet stretching. Këto ushtrime mund të bëhen në çdo kohë, edhe kur nyjet tuaja janë të dhimbshme.
- Muskuj më të fortë (nëpërmjet stërvitjes me rezistencë). Nuk është nevoja që të shkoni në një palestër për të kryer ushtrime me rezistencë. Ju mund të përdorni peshën e trupit tuaj si rezistencë për të ndërtuar muskuj. Ushtrime të tjera mund të jenë ushtrime të cilat kryhen me një llastik force/rezistence.
- Qëndrueshmëri më e mirë. Ushtrimet aerobike, të tilla si ecja, noti dhe çiklizmi, forcojnë zemrën dhe mushkëritë tuaja dhe në këtë mënyrë rrisin qëndrueshmërinë dhe shëndetin e përgjithshëm. Përmbajuni aktiviteteve që nuk dëmtojnë nyjet tuaja dhe shmangni aktivitetet me ndikim të lartë si vrapimi. Nëse keni një shpërthim të simptomave, prisni derisa të qetësohen përpara se të bëni ushtrime qëndrueshmërie.
Balancë më e mirë. Ka mënyra të thjeshta për të punuar në ekuilibër. Për shembull, qëndroni me peshën tuaj në të dyja këmbët. Pastaj provoni të ngrini njërën këmbë ndërsa ekuilibroni në këmbën tjetër për 5 sekonda. Përsëriteni në anën tjetër. Me kalimin e kohës, punoni deri në 30 sekonda në secilën këmbë. Joga dhe tai chi janë gjithashtu të mira për ekuilibrin.
Asnjë përmbajtje në këtë faqe, pavarësisht datës, nuk duhet të përdoret kurrë si zëvendësim për këshillat e drejtpërdrejta mjekësore nga mjeku juaj ose një specialist tjetër i kualifikuar.