Termi “fibromialgji” do të thotë dhimbje (algos) që vjen nga muskujt (myo) dhe indet fibroze (fibro), të tilla si tendinat dhe ligamentet. Prandaj, fibromialgjia është një sëmundje reumatizmale që prek sistemin musculoskeletal, e karakterizuar nga prania e:
-dhimbjeve të përgjithësuara dhe të vazhdueshme (ndonjëherë të rënda) muskuloskeletore; kryesisht keto dhimbje janë të lokalizuara si në zonat e kontaktit të tendines së muskulit me kockën, por dhe neëë indet e buta
-rritjes së tensionit muskular
-lodhjes kostante dhe kufizuese
-shqetësime me gjumin: Përveç vështirësisë për të fjetur, pacienti ka një gjumë të “shqetësuar” nga zgjimet e shpeshta gjatë natës dhe jo restaurues, për shkak të ndryshimeve të gjumit jo-REM (Rapid Eye Movement Sleep), veçanërisht të fazës së gjumit të thellë, në të cilën muskujt relaksohen dhe rikuperojnë lodhjen e akumuluar gjatë ditës.
Çfarë e shkakton Fibromialgjinë?
Shkaqet themelore të çrregullimit ende nuk janë përcaktuar plotësisht, por ka të ngjarë që të përfshihen disa faktorë (biokimikë, gjenetikë, neurokimikë, mjedisorë, hormonalë, psikologjikë, etj.). Një nga teoritë më të mbështetura thekson një anomali që prek disa neurotransmetues, ndërmjetësuesit kimikë të përfshirë në komunikimin midis qelizave nervore dhe ndërhyrjen e substancave të veçanta hormonale.
Më e predispozuar për këtë sëmundje është gjinia femerore e cila në raport me atë mashkullore është thuajse 9:1.
Fibromialgjia shtrihet kryesisht ne grupmoshat nga 25 deri në 55 vjeç.
Megjithatë, pothuajse në të gjitha rastet, mund të identifikohet një ngjarje nxitëse që lidhet me fillimin e fibromialgjis edhe kur kjo nuk duket të jetë e lidhur me sëmundjen (p.sh. trauma fizike ose emocionale, çekuilibër hormonal, çrregullime të gjumit dhe sëmundje infektive).
Si trajtohet Fibromialgjia?
Për momentin ende nuk ka një nje kurë të njohur për fibromialgjinë por trajtimi I saj fokusohet kryesisht në menaxhimin e simptomave dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm.
Fibromialgjia shkakton dhimbje, tension muskular në shumë zona të trupit, asteni dhe shumë simptoma të tjera, të cilat mund të ndryshojnë në pamje dhe intensitet në çdo pacient: disa subjekte fibromialgjike paraqesin simptoma të lehta dhe kërkojnë trajtim po aq modest, ndërsa të tjerët paraqesin të rënda dhe kërkojnë një trajtim gjithëpërfshirës.
Mjeku mund të tregojë një plan trajtimi individual, të përshtatur me nevojat e pacientit.
Mjekësia konvencionale mbështetet në trajtimet
–farmakologjike për të menaxhuar simptoma të tilla si:
- Dhimbja
- Astenia
- Shqetësimet e gjumit
dhe për të korrigjuar ndryshimet themelore të sëmundjes (veçanërisht mungesën e serotoninës).
–jo-farmakologjike, të tilla si:
Edukimi i pacientit,
- Ushtrimet aerobike dhe terapia konjitive e sjelljes,
- Dieta ushqimore
Si ndihmon fizioterapia ne trajtimin e Fibromialgjisë?
Fizioterapia mund të ndihmojë në trajtimin e fibromialgisë në disa mënyra, duke përfshirë:
- Reduktimin e dhimbjes: Trajtimi me masazh, ushtrime të ndryshme dhe aplikim i nxehtësisë dhe ftohjes mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjes në zonat e caktuara.
- Rritja e lëvizshmërisë
- Reduktimi I stresit: Trajtimi me relaksim dhe ushtrime të thjeshta të frymëmarrjes mund të ndihmojë në uljen e stresit dhe dhimbjes së trupit.
- Ndihma në ndryshimin e sjelljes: Fizioterapia mund të ndihmojë në ndryshimin e sjelljes dhe mënyrës së jetesës.
Përveç kësaj, terapia fizike mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në rritjen e fleksibilitetit dhe forcës muskulore, duke përmirësuar kështu ndjesinë e përgjithshme të mirëqenies. Megjithatë, duhet të theksohet se trajtimi i fibromialgisë kërkon një plan të ndërlikuar trajtimi që përfshin trajtimin mjekësor dhe të tjera terapi shtesë.
Asnjë përmbajtje në këtë faqe, pavarësisht datës, nuk duhet të përdoret kurrë si zëvendësim për këshillat e drejtpërdrejta mjekësore nga mjeku juaj ose një specialist tjetër i kualifikuar.