COVID-19 është një sëmundje infektive që shkakton një gamë të gjërë të simptomave, nga të lehta në të rënda. Ndër simptomat që disa pacientë përjetojnë pas shërimit nga COVID-19 janë disa që konsiderohen të ngjashme me ato të fibromialgjisë. Në fakt, disa raportime sugjerojnë se COVID-19 mund të shkaktojë fibromialgji në një pjesë të pacientëve.
Ndër rreziqet dhe ndërlikimet e ‘Covid-it të zgjatur ne kohë’, do të ishte edhe fibromialgjia, një term që përcakton sindromën reumatologjike dhe karakterizohet mbi të gjitha nga dhimbjet muskuloskeletore të përhapura në të gjithë trupin, veçanërisht gjymtyrët dhe shpinën, si dhe nga një sërë simptomash të ndërlidhura dhe të zakonshme si p.sh.: lodhje kronike, shqetësime të gjumit, çrregullime të traktit gastrointestinal ose ndryshime të sferës njohëse. Në veçanti, sipas një studimi italian, rreziku do të ishte më i madh në rast të Covid-it të zgjatur, te subjektet meshkuj dhe obezë. Përkundrazi, në përgjithësi, fibromialgjia prek kryesisht gratë.
FibroCovid
-Manifestohet kryesisht në pacientët meshkuj dhe obezë.
-Prezenca e simptomave të COVID edhe 6 muaj pas infeksionit.
– Simptoma të shumta në të njëjtën kohë: dhimbje muskuloskeletore në të gjithë trupin, lodhje kronike, shqetësime të gjumit, çrregullime gastrointestinale ose dëmtime njohëse.
Studimi italian rreth FibroCovid
Një studim i kryer nga një grup studiuesish nga Instituti Ortopedik Rizzoli i Bolonjës (me bashkëpunimin e qendrave të reumatologjisë të Universitetit të L’Aquila, Campus Biomedico University të Romës, Universiteti i Torinos), ka hedhur dritë mbi pasojat e ‘FibroCovid’, pra diagnoza e fibromialgjisë si pasojë e Covid-it të zgjatur në kohë. Hulumtimi u publikua së fundi në revistën e shoqërisë shkencore që mbledh së bashku reumatologë nga e gjithë Evropa (RMD Open: Sëmundjet Rheumatike dhe Musculoskeletal Diseases).
Studimi u krye në një kampion prej mbi 600 personash, të cilët paraqitën simptoma afatgjata të lidhura me infeksionin simptomatik Covid-19, pra atë që përkufizohet si sindroma e gjatë Covid ose post-Covid-19. Rezultati më interesant ishte konstatimi se rreth 30% e pacientëve shfaqën simptoma të pajtueshme me diagnozën e fibromialgjisë edhe gjashtë muaj ose më shumë pas shërimit nga infeksioni akut Covid-19.
Më të rrezikuarit për këtë fenomen janë pacientët e seksit mashkull dhe (e kundërta e seksit që prek kryesisht fibromialgjia, që janë femrat) ata obezë.
Asnjë përmbajtje në këtë faqe, pavarësisht datës, nuk duhet të përdoret kurrë si zëvendësim për këshillat e drejtpërdrejta mjekësore nga mjeku juaj ose një specialist tjetër i kualifikuar.