Nëse keni nevojë për një arsye tjetër për të lëvizur dhe kryer aktivitet fizik, merrni parasysh këtë:
Një studim i publikuar më 4 tetor 2021, nga revista Medicine & Science in Sports & Exercise sugjeron që mund të shmangen dhjetëra mijëra raste kanceri çdo vit nëse të gjithë fillojmë të ushtrohemi më shumë.
Studiuesit vlerësuan aktivitetin fizik të vetë-raportuar të më shumë se gjysmë milioni të rriturve amerikanë, si dhe rastet e kancerit të të rriturve në çdo shtet dhe në Distriktin e Kolumbisë nga viti 2013 deri në 2016. Shkencëtarët vlerësuan se rreth 3% e rasteve të kancerit në vit (rreth 46,000 ) mund t’i atribuohet pasivitetit – i cili përkufizohet si më pak se 300 minuta aktivitet në javë. Përqindjet e kancerit të stomakut, mitrës, zorrës së trashë, ezofagut, gjirit dhe fshikëzës ishin më të ulëta te njerëzit më aktivë fizikisht, veçanërisht ata që bënin të paktën 300 minuta në javë aktivitet me intensitet të moderuar, si ecja e shpejtë. Kjo përkthehet në rreth 43 minuta në ditë.
Për shkak se ky është një studim vëzhgues, nuk provon se rritja e aktivitetit tuaj fizik do të zvogëlojë rrezikun e kancerit. Por ka prova të forta se ky nivel aktiviteti gjithashtu lidhet me një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru, diabetit, demencës – dhe ndoshta shumë lloje të zakonshme të kancerit.