Është e vështirë të ushtrohesh kur lufton me dhimbjen dhe ngurtësinë e artritit. Por si lëvizin njerëzit me artrit? A ka një ushtrim apo aktivitet të parapëlqyer?
Shumica e tyre ecin…
Sipas një studimi të publikuar më 8 tetor 2021, nga Raporti Javor i Sëmundshmërisë dhe Vdekshmërisë së CDC. Studiuesit analizuan rezultatet e sondazhit të vitit 2019 të 87,000 të rriturve amerikanë me artrit (shumica e tyre në moshë të mesme ose më të vjetër) të cilët thanë se kishin qenë fizikisht aktivë në muajin e kaluar.
Rreth 71% raportuan se ecja ishte një nga dy aktivitetet e tyre më të shpeshta, edhe nëse kishin dhimbje të forta kyçesh; 13% përmendën kopshtarinë; 7% thanë se ngritja e peshave ishte aktiviteti i tyre më i zakonshëm.
Të gjitha këto aktivitete ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes dhe lodhjes së artritit: Ecja e shpejtë bën që zemra dhe mushkëritë tuaja të pompohen për një stërvitje aerobike që ndihmon në reduktimin e lodhjes, inflamacionit dhe peshës së tepërt (që kontribuon në dhimbjen e artritit). Trajnimi me pesha redukton dhimbjen duke forcuar muskujt në mënyrë që ata të mund të thithin presionin që ushtrohet në nyje. Kopshtaria ndihmon në uljen e stresit dhe lodhjes.
Pavarësisht aktivitetit, e rëndësishme është që të ushtroheni rregullisht pasi kjo është dhurata më e mirë që mund ti bëni vetes suaj.