Lëndimet e ligamentit të kryqëzuar anterior (LKA) janë të shpeshta dhe tipike për pacientët e rinj dhe aktivë, të cilët luajnë sporte përgjithësisht traumatike. Kjo patologji, nëse nuk trajtohet, çon në një masë pak a shumë serioze, në një paqëndrueshmëri me humbje të aftësive funksionale të gjurit. Trajtimi kirurgjikal, i përbërë nga ligamento-plastika artroskopike, është bërë sot një ndërhyrje rutinë. Implikimet që rezultojnë ndikohen nga mosha, prania e lezioneve kërcore dhe/ose meniskale dhe shkalla e aktivitetit të pacientit. Bazuar në të dhënat e mësipërme, vendoset nëse do të kryhet ose jo transplanti për rindërtim si dhe cili do të rehabilitimi postoperativ.
Anatomia
Ligamenti i kryqëzuar anterior është një strukturë e rëndësishme e gjurit, e cila së bashku me meninskët, ligamentin e kryqëzuar posterior, kapsulën dhe ligamentet kolaterale, ndihmon në sigurimin e stabilitetit të nyjes së gjurit. Është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e raporteve artikolare normale, veçanërisht kundër lëvizjeve rrotulluese; gjithashtu parandalon lëvizjen e tibias në femur në drejtim anteroposterior.
LKA shkon nga zona e përparme ndërkondilare e tibias në faqen e brendshme të kondilit lateral femoral; vendosja në tibia është mediale në bririn e përparmë të meniskut lateral. Ai përbëhet nga dy fasha të dallueshme: fashoja anteromediale më e vogël dhe posterolaterale më e madhe. Ligamenti i kryqëzuar anterior, si ai posterior, është një strukturë intrakapsulare, por ekstra-artikulare.
Biomekanika
Sipas studimeve më të fundit është demonstruar se fashot nga të cilat përbëhet LKA kryejnë detyra të ndryshme gjatë kinematikës së nyjës së gjurit: fashoja anteromediale tendoset gjatë fleksionit, ajo posterolaterale tendoset gjatë ekstensionit. Përveç kësaj, fashoja posterolaterale ofron rezistenca kryesore ndaj hiperekstensionit. LKA gjithashtu vepron si një frenim dytësor në rrotullimin tibial dhe krijimin e këndeve anomale varus/valgus, gjatë shtrirjes së plotë. Meqenëse fijet e ligamentit i nënshtrohen tensionit gjatë të gjitha fazave të lëvizjes së fleksionit-ekstensionit, ngarkesat e ndryshme që stresojnë nyjen mund të çojnë në këputje në lidhje me pozicionin e kockës dhe drejtimin e forcave traumatike.
Për më tepër, prania anatomike e dy fashove gjithashtu ka implikimet kirurgjikale në ligamento-plastika me teknikën e fashos së dyfishtë. Përveç funksionit të kufizimit të lëvizjes drejtvizore anteriore, ligamenti i kryqëzuar anterior mbart funksion proprioceptiv; mbaresat nervore presente si mekanoreceptorët sigurojnë harkun aferent për ndryshimet në posturën e gjurit përmes deformimeve brenda ligamentit.
Si paraqiten pacientët me lezion të ligamentit të kryqëzuar anterior?
Në rastet e pacientëve me lezion të ligamentit të kryqëzuar anterior (LKA), simptomat më të shpeshta janë: ënjtja,dhimbja, impotenca funksionale dhe versamenti intra-artikolar. Pacientët mund të përshkruajnë një traumë distorsive me ndjesi të “kërcitjes”, ndërsa shpesh kanë vështirësi në ecje para se të instalojë hemartroza.
Në rastin e dyshimit të një lezioni të LKA, testi i Lachman mund të jetë më i ndjeshmi në fazën e menjëhershme pas traumës, ndërsa testi i Cassetto Anteriore mund të jetë më i dobishëm për vlerësimin e shkallës së traslazionit të tibias në distancë nga trauma.
Në rastet më të vjetra dhe më të rënda, pacientët mund të përjetojnë ndjesi të përsëritura dhe dhimbje, si dhe atrofi të muskujve të kofshës. Në këto raste, diagnoza e një lezioni të LKA mund të kërkojë artroscopi, ndërsa në raste të hemartrozës një artrocentezë mund të jetë e nevojshme për diagnozën dhe trajtimin e menjëhershëm.
Trajtimi kirurgjikal
Ka disa lloje të ndërhyrjeve kirurgjikale që mund të bëhen për riparimin e ligamentit të kryqëzuar anterior:
- Rikonstuksioni i LKA duke marrë një copëz të tendinës patelare ose tendinës së muskulit semitendinoso dhe gracile nga i njëjti person, të cilin do ta përdorë për të ndërtuar një ligament të ri.
- Rikonstruksioni i LKA me tendinë të një donatori (të një personi tjetër)
- Riparimi i LKA
- Rikonstruksioni i LKA me anë të teknologjisë së avancuar
Kirurgjia e rindërtimit të ligamentit të kryqëzuar anterior:
- Është një operacion që zhvillohet në baza ambulatore, me shtrimin ditor të pacientit;
- Ai zgjat rreth një orë, duke përjashtuar komplikimet ose nuk ka struktura të tjera të gjurit për t’u shëruar;
- Kërkon anestezi epidurale ose spinale;
- Në ditën e operacionit, pacientit i kërkohet të mos konsumojë asgjë, të paktën 6-8 orë.
Pas operacionit pacienti do të ketë nevojë për një program rehabilitimi për të ndihmuar në rikthimin e lëvizjes së plotë dhe forcës në gjurin e ndërtuar.