Në pacientët që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit nuk jemi në prani të një çrregullimi të ekuilibrit ose aftësisë për të koordinuar lëvizjet në total të trupit të njeriut.
Ekuilibri është në fakt një funksion i rregulluar nga truri i vogël, sistemi vestibular dhe sistemi ndijor proprioceptiv. Sistemi ekstrapiramidal nuk ka asnjë lidhje me ekuilibrin, kështu që i sëmuri nuk ka këtë lloj sëmundje, por ai ende bie dhe kjo ndodh për një sërë arsyesh.
Ndër problematikat që shoqërohen me sëmundjen e parkinsonit dhe që ndikojnë në ecjen e pacientit janë:
- Hap i shkurtër, duke u zvarritur: Pacienti bën hapa të vegjël dhe ka vështirësi të shkëpusë këmbën nga toka. Ky hap i veçantë karakterizon ecjen që merr emrin shuffling.
- Camptocormia: Ecje pak e kërrusur që vjen si pasojë e ipertonisë së muskujve fleksorë.
- Mungesa e lëvizjes te krahëve gjatë ecjes.
- Vështirësia e “mise en marche”: Pacienti dëshiron të ecë, por nuk e bën sepse nuk arrin të fillojë. Ndihet sikur nuk i zhvendosë dot këmbët nga toka, sikur të ishin ngjitur. Nëse shtojmë një stimul , për shembull vendosim një objekt para tij dhe i japim urdhrin për të kapërcyer pengesën, është më e lehtë për pacientin dhe e lejon atë të fillojë ecjen më shpejt.
Një pacient me Parkinson arrin gjithmonë të pedalojë sepse skema e levizjes ruhet (nuk është lëvizja e thjeshtë që dështon, por është organizimi i kësaj lëvizjeje i cili ndryshohet).
- Ngrirja (freezing) : Pacienti detyrohet të “ngrijë” në rastet kur duhet të ndryshojë drejtim ose kur kalon nëpër një rrugë të ngushtë. Nëse pacienti duhet të kalojë përmes një derë ose një tavolineje dhe karrigeje, në vend që të shkoje direkt, së pari ndalon dhe pastaj fillon përsëri. Për të ndryshuar drejtimin, duhet të ndalet dhe të kthehet në vend, jo në një mënyrë fluide si ndodh me lëvizjen normalisht.