Nuk është kurrë një ditë e mirë për të pasur dhimbje shpine. Por ka strategji të mira për ta përballuar atë. Nëse jeni mes miliona njerëzve që luftojnë me dhimbjen e mesit – 8 nga 10 njerëz e përjetojnë atë në një moment të jetës së tyre, veçanërisht dhimbjen e mesit – do të dëshironi të dini se çfarë të bëni.
Çfarë e shkakton dhimbjen e mesit?
Shpina është një kullë e fortë dhe komplekse kockash (rruaza) me shumë pjesë që janë të prirura për inflamim, lëndim ose konsumim. Për shembull, nyjet që lidhin një rruazë me një tjetër mund të ngurtësohen, disqet që veprojnë si jastëk midis rruazave mund të deformohen (hernie), duke irrituar rrënjët nervore aty pranë; dhe vetë kockat mund të konsumohen ose të ngjiten me njëra tjetrën.
Një ushtrim shumë i mirë për dhimbjen e shpinës :
Merrni pozicionin si në foto. Merrni frymë thellë dhe levizni kokën dhe kraharorin në drejtim të tavanit.
Duke nxjerr frymën afroni mjekren me kraharorin dhe krijoni nje hark në shpinë, njësoj si në foto. Përsëriteni ushtrimin 10 herë.
Skenarë të zakonshëm dhe zgjidhje të shpejta për dhimbjen e shpinës
Mund ta dini tashmë nëse keni një problem me shpinën, ose mund ta zbuloni atë kur të përjetoni papritur dhimbje. Çfarë duhet të bëni në këto momente? Merrni parasysh skenarët dhe përgjigjet e mëposhtme.
Drejtimi i një makine. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë ose në pozicione të vështira ushtron presion mbi shpinën tuaj.
Zgjidhje të shpejta: “Përdor një jastëk për të mbështetur pjesën e poshtme të shpinës. Nëse nuk ke jastëk, provo të përdorësh një shishe uji të mbështjellë me peshqir. Dhe nëse je ulur shumë larg nga timoni, provo ta afrosh dhe shiko si ndihesh.
Ulur në një tavolinë. Ashtu si ulja në makinë për një kohë të gjatë, qëndrimi ulur në një tavolinë për periudha të gjata mund të çojë në dhimbje shpine.
Zgjidhje të shpejta: Përpiquni të lëvizni çdo orë. Shkoni të pini një ujë ose ngrihu dhe bëni disa hapa. Gjithashtu përdor një jastëk për të mbështetur pjesën e poshtme të shpinës, ose të kaloni në një tavolinë në këmbë për pak kohë.
Duke bërë pazar. Nëse jeni duke bërë pazar në një qëndër tregtare dhe filloni të keni dhimbje shpine mund të jeni duke bërë dicka gabim.
Zgjidhje të shpejta: Mund të jeni duke mbajtur një çantë të rëndë blerjeje ose çantë dore në njërën anë të trupit tuaj, gjë që vendos një ngarkesë të pabarabartë në atë anë për periudha të gjata. Mbani çanta në të dy anët e trupit, jo vetëm në njërën, për të shpërndarë peshën. Nëse mbani një çantë dore, hiqni disa nga përmbajtjet e saj përpara se të dilni jashtë që të lehtësoni ngarkesën.
Duke kryer aktivitet fizik. Ngritja e peshave është një mënyrë e shkëlqyer për të ndërtuar një shpinë të fortë dhe të shëndetshme, por nëse nuk jeni të vetëdijshëm për formën dhe teknikën tuaj, mund të jeni duke u përgatitur për dhimbjen e shpinës.
Zgjidhje të shpejta: Nëse përjetoni dhimbje gjatë stërvitjes, nuk duhet ta neglizhoni. Ndaloni atë që po bëni dhe vlerësoni se çfarë po ju shkakton dhimbjen e shpinës. A po përdorni më shumë peshë sesa mund të përballoni? Konsideroni uljen e peshës. Nëse nuk po e gjeni shkakun e dhimbjes suaj gjat stërvitjes atëher zgjidhja më e mire do të ishte ta merrnit pushim për atë ditë.
Ngritja e diçkaje të rëndë. Kur ngrini një ngarkesë të rëndë – qoftë një çantë ushqimore, një shportë apo një nip/mbes që ju vrapon në krahë – rritja e papritur e presionit në shpinë mund të irritojë nyjet, disqet, muskujt dhe nervat e shpinës.
Zgjidhje të shpejta: Uleni ngarkesën tuaj të rëndë menjëherë, në mënyrë që të mos lëndoni shpinën. Provoni ta ngrini përsëri ngarkesën me teknikën e duhur: afrohuni sa më shumë me objektin dhe përkulni pak gjunjët. Mbështillni krahët rreth objektit, ushtroni presion me këmbët tuaja dhe ngrihuni drejt.
Shtrirë në shtrat. Ndonjëherë dhimbja e shpinës ndodh kur jeni thjesht shtrirë në shtrat.
Zgjidhje të shpejta: Ndoshta pozicioni juaj i gjumit po ushtron presion mbi shpinën tuaj. Nëse flini me barkun sipër, provoni të vendosni një jastëk nën gjunjë për të shpërndarë presionin pak më mirë. Nëse flini në njërin krahë, vendosni një jastëk midis gjunjëve.
Zgjidhje afatgjata
Lehtësimi i dhimbjes së shpinës është i rëndësishëm, por nuk është një zgjidhje e përhershme. Nëse dhimbja e shpinës zgjat më shumë se një javë, vizitoni mjekun tuaj për një vlerësim. Nëse keni nevojë për trajtim, linja e parë e mbrojtjes ka shumë të ngjarë të jenë ushtrimet.
Rregullime të tjera afatgjata përfshijnë gjithmonë përdorimin e një jastëku ne fundin e shpinës kur jeni ulur (jo vetëm kur keni dhimbje); marrja e një shtrati të ri ose një dyshek të ri nëse mendoni se shtrati juaj po kontribuon në problemet e shpinës; dhe uluni drejt në tryezën tuaj, me gjunjët në një kënd 90°.
Menaxhimi i stresit kronik mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e shqetësimit tuaj. Njerëzit që kanë shumë stres kanë më shumë gjasa të kenë dhimbje shpine. Menaxhimi i stresit me ushtrime, meditim, një dietë të shëndetshme dhe gjumë më të mirë mund të jetë një nga armët tuaja sekrete për të mbajtur shpinën tuaj të shëndetshme.