Ligamenti i kryqëzuar anterior është një prej lëndimeve më të zakonshme të gjurit dhe rehabilitimi i tij është një proces i rëndësishëm dhe i gjatë.
Melbourne ACL Rehabilitation është një program rehabilitimi që përdoret për trajtimin e dëmtimit të ligamentit të kryqëzuar anterior, në Melbourne Australi. Ky protokoll shërben si guidë për trajtimin e LKA-së prej terapistëve por dhe pacientëve të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Rehabilitimi fillon me një vlerësim të detajuar të dëmtimit dhe historisë së pacientit për të përcaktuar planin e rehabilitimit më të përshtatshëm. Pas kësaj, ndërmarrësit e rehabilitimit kanë për qëllim të rikthejnë forcën, fleksibilitetin dhe stabilitetin e gjurit të lënduar përmes ushtrimeve dhe terapisë së specializuar.
Cilat janë fazat e trajtimit të LKA-së?
Trajtimi është i organizuar në 6 faza, 1 prej të cilave është faza e pre-operimit dhe të tjerat lidhen me trajtimin post-operimit. Të gjitha aktivitetet e mbikëqyrura nga terapisti, duhet të jenë te orienturara drejtë një objektivi të caktuar.
Faza para operimit
Objektivat për këtë fazë janë:
- Eleminimi i edemës
- Rifitimi i gamës së plotë të lëvizjes
- Rikthim i 90% të forcës së muskujve të kofshës, në krahasim me këmbën tjetër.
Ndërsa njerëzit mund të dëshirojnë ta bëjnë operacionin sa më shpejt të jetë e mundur, është e rëndësishme të lejojnë që gjuri të qetësohet nga lëndimi dhe të rifitojnë një nivel të mirë të forcës dhe funksionit para operacionit. Hulumtimet e fundit kanë sugjeruar se njerëzit që arrijnë gamën e plotë të lëvizjes, forcë të mirë të kuadricepsit dhe minimizimin e ënjtjes para operacionit, kanë rezultate më të mira.
Ushtrimet dhe aktivitetet gjatë kësaj faze zakonisht përfshijnë krioterapin e gjurit për të reduktuar ënjtjen, ushtrime për gamën e lëvizjes dhe ushtrime aerobike me ndikim të ulët si çiklizmi.
Ushtrimet e forcës duhet të përparojnë paralelisht me klinikën e gjendjes së gjurit. Ndërsa dhimbja dhe ënjtja qetësohen dhe diapazoni i lëvizjes rritet, ushtrimi i forcës mund të përparojë në përfshirjen e ushtrimeve me pesha në palestër ose aktivitete të tilla si stërvitjet e kërcimit (kërcim në tokë).
Aktivitetet agresive të ndryshimit të drejtimit duhet të shmangen gjatë kësaj faze. Kjo fazë para operacionit gjithashtu lejon klinicistët të mbledhin informacion që mund të përdoret për të përcaktuar gatishmërinë për t’u kthyer për stërvitje dhe sport.
Faza I-Rikuperimi pas operimit
Objektivat për këtë fazë janë:
- Të drejtohet plotësisht gjuri
- Të ulet ënjtja
- Të rimerret funksioni i kuadricepsit
Kirurgjia e rindërtimit të LKA-së është traumatike për gjurin dhe pas operacionit kërkohet një periudhë pushimi dhe rikuperimi. Ndërsa është normale të duash të ecësh dhe të përmirësosh forcën dhe diapazonin e lëvizjes, është më mirë të lihet gjuri të qetësohet për 1-2 javë me ushtrime bazë, ushtrime të kuadricepsit, akull dhe kompresim. Ushtrime tipike dhe aktivitete gjatë kësaj faze përfshijnë krioterapinë e rregullt të gjurit dhe specifikisht vendin e dhurimit të transplantit, ushtrime për kuadricepsin dhe ushtrime të buta të lëvizjeve për përmirësimin e ekstensionit të gjurit (drejtimin) dhe fleksionit (përkuljen).
Analgjezikët dhe medikamentet e tjera duhet të përdoren vetëm nëse konsultoheni me mjekun tuaj.
Faza II-Forcimi dhe kontrolli neuromuskular
Objektivat për këtë fazë janë:
- Të rifitoni pjesën më të madhe të ekuilibrit gjatë qëndrimit me njërën këmbë
- Të rifitoni pjesën më të madhe të forcës së muskujve
- Squat me një këmbë me teknikë dhe shtrirje të mirë
Rifitimi i forcës së muskujve, ekuilibrit dhe koordinimit janë qëllimet bazë të Fazës II. Kjo fazë zakonisht fillon me ushtrime të lehta vetëm me peshën trupore dhe përparojnë në regjim të bazuar në palestër me një përzierje të rezistencës, ekuilibrit dhe ushtrimeve të koordinimit. Është e rëndësishme që mjekët dhe pacientët të kenë në fokus primar gjurin gjatë kësaj faze dhe të përparojnë vetëm aq shpejt sa gjuri do të lejojë. Rritja e dhimbjes dhe/ose ënjtja janë dy simptomat kryesore që tregojnë se gjuri nuk e toleron ngarkesën e punës. Ushtrimet tipike gjatë kësaj faze përfshijnë hapa, squats, ura, ngritjet të peshave, ushtrime bazë për ekuilibrin dhe ushtrime aerobike pa ndikim si p.sh çiklizmi, noti dhe ecja. Disa mjekë mund të fillojnë aktivitete të tjera gjatë kësaj faze, si vrapi ose mini kërcime, por pjesa më e madhe e këtij lloji trajnimi duhet të rezervohet për Fazën III.
Faza III-Vrapi, Shpejtësia dhe Uljet
Objektivat për këtë fazë janë:
- Arritja e performancës së shkëlqyer të kërcimit (teknika, distancat dhe qëndrueshmëria)
- Përparimi me sukses përmes një programi shkathtësie dhe lojërash të modifikueshme
- Rifitimi i fuqisë dhe ekuilibrit të plotë
Faza III e këtij protokolli të rehabilitimit të LKA parashikon një rikthim të vrapit, shkathtësisë, kërcimit si dhe vazhdimin e ushtrimeve bazuar në forcën dhe programin neuromuskolar. Ndryshimi i drejtimit të trajnimit dhe modifikime të vazhdueshme në lojëra gjithashtu mund të fillojë dhe të përparojë gjatë kësaj faze, megjithëse rekomandohet mbikëqyrja nga mjeku klinik.
Gjuri duhet të jetë pa ënjtje dhe dhimbje gjatë kësaj faze dhe një rëndësi e madhe i kushtohet veçanërisht teknikës së saktë për detyrat e ngadalësimit të tilla si uljet pas një kërcimi. Është e rëndësishme përsosja e biomekanikës së uljes dhe rrotullimit përpara se të përparoni plotësisht në sport (Faza IV). Ushtrimet dhe aktivitetet në Fazën III zakonisht përfshijnë shkathtësinë në stërvitje të tilla si vrapimi me pengesa, ushtrim i drejtpërdrejtë që konsiston në vrapimin përpara dhe mbrapa midis dy pikave , si dhe stërvitjet me shkallë (ladder drills). Ushtrimet e kërcimit zakonisht fillojnë me stërvitje të tilla si: kërcime me kryqëzime të këmbëve, kërcime të vetme dhe përparojnë në kërcime nga lartësi te ndryshme dhe ushtrime me një këmbë në prani të pertubacioneve.
Është e rëndësishme që të ketë pak kohë pushimi dhe rikuperimi gjatë kësaj faze, për aq kohë sa ushtrimet dhe aktivitetet kërkojnë aktivitet ekscentrik të muskujve. Klinikët duhet të kujdesen në veçanti për mbingarkesën e kompleksit patellofemoral.
Faza IV-Kthimi në sport
Faza IV duhet të jetë e individualizuar dhe ushtrimet dhe aktivitetet që për pacientin konsiderohen normale nëse nuk do të kishte dëmtimin, duhet te integrohen në regjim.
Fokusi nuk duhet të jetë vetëm në rikthimin e funksionalitetit të gjurit, por të personit në tërësi. Gjuri duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i fortë me biomekanikë dhe modelim neuromuskolar optimal. Por, atleti duhet të jetë konfident dhe i përgatitur mendërisht për t’iu rikthyer sportit dhe kjo vjen nga përsëritja e vazhdueshme e një trajnimi të suksesshëm.
Theksi i rehabilitimit të LKA-së në fazen IV është në trajnimin progresiv, nga i kufizuar në të pakufizuar dhe një rikthimi eventual në konkurrim kur të jetë gati.
Asnjë përmbajtje në këtë faqe, pavarësisht datës, nuk duhet të përdoret kurrë si zëvendësim për këshillat e drejtpërdrejta mjekësore nga mjeku juaj ose një specialist tjetër i kualifikuar.