Hernia cervicale ose hernia diskale e qafës , është dalja nga një disk intervertebral cervikal i bërthamës pulposus, pas carjes së anulusit (unaza fibrose qe formon pjesën e jashtëme të diskut.
Hernia lumbare (ose hernia diskale lumbare) është një gjendje patologjike që konsiston në daljen, nga vendi i saj natyror, i nucleus pulposus që ndodhet brenda diskut ndërvertebral, i vendosur midis njërës vertebër dhe tjetrës.
Hernia hiatale është një gjendje patologjike e karakterizuar nga kalimi i një pjese të stomakut nga barku në kraharor përmes një vrime në diafragmë. Kjo vrimë quhet hiatus diafragmatik ezofageal dhe normalisht lejon kalimin e ezofagut përmes diafragmës.