Uluni drejt, mbani ekranet elektronike në nivelin e syve dhe provoni disa ushtrime forcuese për të reduktuar dhimbjen dhe për t’u ndjerë më mirë.
Nëse dita juaj përfshin përdorimin e një smartphone-i ose laptopi, leximin e një libri ose reviste, ose përkuljen në një divan për të parë televizor, dita juaj mund të përfshijë edhe dhimbje të bezdisshme në qafë. Kjo për shkak se ju mund të përkulni trupin tuaj në një pozicion jo të shëndetshëm për një periudhë të gjatë kohore. Trupi juaj është krijuar për të lëvizur, por zakone të tilla detyrojnë qafën dhe shpatullat të qëndrojnë në një pozicion statik për një kohë të gjatë dhe shanset për të patur dhimbje rriten ndjeshëm.
Kontrolloni qëndrimin tuaj
Shikimi poshtë e përkul qafën përpara. Mbështetja e këtij pozicioni kërkon ndihmën e muskujve të qafës dhe ndonjëherë edhe muskujve të shpatullave. Pas një kohe në një qëndrim të tillë, muskujt do të lodhen, do të kontraktohen dhe do të dobësohen. Nëse e bëni këtë në mënyrë të tepruar, qafa dhe shpatullat mund të fillojnë të dhembin.
E njëjta gjë vlen edhe nëse jeni të shtrirë në divan ose nëse jeni ulur në një qëndrim jo të përshtatshëm në tryezën tuaj për një periudhë të gjatë kohore, me shpatullat tuaja të rrumbullakosura dhe qafën të përkulur përpara.
Por si ti shmangim qëndrimet e gabuara ?
Ja disa regullime të thjeshta
Nëse vëreni dhimbje në qafë, ngrini ekranin ose lexoni materialin në nivelin e syve, në mënyrë që të mos keni nevojë të shikoni shumë poshtë. Edhe ndryshimet e vogla mund tëkenë një impakt të madh. Për shembull:
- Vendosni një jastëk në prehër, më pas vendosni laptopin ose tabletin në jastëk.
- Ngrini ekranin e kompjuterit tuaj në nivelin e syve duke e vendosur monitorin në një pirg librash të mëdhenj e të fortë.
- Mbajeni një libër në një mbajtëse librash dhe më pas vendoseni në një jastëk ose tavolinë.
- Mbani krahët të mbështetur në mbështetësit e krahëve të një karrigeje ose qëndroni në një tavolinë e cila është aq e lartë sa lejon të mbeshtesni parakrahët tuaj.
Por, nuk është i rëndësishëm vetëm pozicioni i ekranit apo librit tuaj, qëndrimi juaj është gjithashtu i rëndësishëm. Nëse jeni ulur në një tavolinë, uluni drejt, me qafën në linjë me pjesën tjetër të shtyllës kurrizore, fundshpinën duhet ta keni të mbështetur dhe mbajini shpatullat prapa. Ngrihuni çdo orë për t’i dhënë muskujve tuaj një ndryshim pozicioni.
Mbështetja e parakrahëve është mjaft e rëndësishme gjatë qëndrimit ulur. Muskujt e qafës janë të lidhur me muskujt e shpatullave, kështu që kur ju hiqni presionin nga krahët, ju hiqni presionin nga supet tuaja dhe muskujt e shpatullave dhe qafës mund të relaksohen.
Si duhet vepruar nëse dhimbja e qafës vazhdon ?
Nëse dhimbja e qafës zgjat më shumë se dy javë, atëherë kërkoni ndihmë profesionale. Një vend i mirë për të filluar është me një vizitë te mjeku juaj i kujdesit parësor apo një fizioterapist.
Asnjë përmbajtje në këtë faqe, pavarësisht datës, nuk duhet të përdoret kurrë si zëvendësim për këshillat e drejtpërdrejta mjekësore nga mjeku juaj ose një specialist tjetër i kualifikuar.